“Ky është vendi më i rrezikshëm ku përhapet më shumë virusi”, virologia e njohur italiane del me deklaratën e fortë - Bota Sot
“Ky është vendi më i rrezikshëm ku përhapet më shumë virusi”, virologia e njohur italiane del me deklaratën e fortë

Evropë

“Ky është vendi më i rrezikshëm ku përhapet më shumë virusi”, virologia e njohur italiane del me deklaratën e fortë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:11
Ilaria Capua

Gjatë një interviste për ‘La7’ virologia italiane Ilaria Capua u shpreh se më shumë sesa grumbullimet në supermarkete virusi përhapet më shumë në grumbullimet familjare të organizuara të dielave.

Sipas saj, pas valës së parë të epidemisë që ndodhi në mars / prill, sjellja e qytetarëve në shumicën e vendeve europiane, duket se ka ndryshuar.

"Tani po zhvillohet një dinamikë krejtësisht e ndryshme. Në supermarket duhet të mbrohemi në mënyrë adekuate, por ndërsa brezi i ri organizon festa e bankete dhe shkollat janë rihapur, presim një qarkullim viral më dinamik te fëmijët” - theksoi virologia.

"Ka rrezik të shtuar që më të rinjtë të infektojnë të moshuarit, të cilët zhvillojnë forma të të rënda të sëmundjes së koronavirusit” dhe tregoi se tre faktorët aktual të rrezikut janë: mjediset e mbyllura, turmat dhe ekspozim i gjatë ndaj rrezikut të infektimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat