Vijon rritja e shifrave në Itali: 12 viktima dhe 1452 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

Vijon rritja e shifrave në Itali: 12 viktima dhe 1452 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:36
Ilustrim

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi (dje ishin 9)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.645

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1452 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1229) për një total prej 291,442 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 620 të shëruar, për një total prej 215,265 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 159 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.905 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103799.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat