Çekia dhe Ukraina shënojnë përsëri rekorde të rasteve ditore të koronavirusit

Evropë

Çekia dhe Ukraina shënojnë përsëri rekorde të rasteve ditore të koronavirusit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Ukraina dhe Republika Çeke kanë raportuar rekorde të reja të numrit ditor të rasteve të koronavirusit, raporton Reuters.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Ukraina i raportoi 3,584 raste të reja të infektimeve, njoftoi Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar në këtë shtet shkoi në 166,244, ndërsa shifra e viktimave në 3,400.

Republika Çeke për herë të parë shënoi mbi 2,000 raste të reja për një ditë që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e kaluara u regjistruan 2,139 raste. Rekordi i mëparshëm ishte 1,675 raste.

Me rritje të numrit të rasteve po përballen edhe shtetet e tjera të Evropës. Gjermania të enjten e regjistroi shifrën e dytë më të lartë të rasteve që nga prilli, ndërsa me shtim shqetësues të rasteve po përballet edhe Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat