Gjermania planifikon të marrë 100 miliardë euro borxh vitin e ardhshëm

Evropë

Gjermania planifikon të marrë 100 miliardë euro borxh vitin e ardhshëm

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, po planifikon të sigurojë rreth 100 miliadë euro si borxh të ri vitin e ardhshëm.

Qëllimi i kësaj shume të madhe është mbështetja e luftës së autoriteteve kundër koronavirusit përmes skemave të ndryshme shtetërore. Kështu i thanë agjencisë Reuters katër persona të afërt me këtë çështje.

Këto plane e vënë në pah gatishmërinë e rritur të Berlinit për shtimin e borxhit, sepse një burim bëri të ditur se ministri Scholz fillimisht kishte synuar që të sigurohet një borxh prej 80 miliardë eurove në draftin për buxhetin e vitit 2021, transmeton Gazeta Express.

Ekonomia e Gjermanisë është prekur shumë nga pandemia për shkak të masave kufizuese dhe rënies së eksporteve, të cilat përbëjnë pjesë të rëndësishme të të hyrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat