Provokimi: Dodik në Kryesinë e BeH-së kërkon një minutë heshtje për kriminelin Krajishnik

Evropë

Provokimi: Dodik në Kryesinë e BeH-së kërkon një minutë heshtje për kriminelin Krajishnik

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 13:03
Kryesia e BeH-së

Siç kishte premtuar më herët, anëtari i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, kërkoi në seancën e sotme të Presidencës së BeH-së që me një minutë heshtje të nderohet Momçilo Krajishniku, një kriminel i dënuar lufte i cili vdiq dje.

"Slobodna Bosna" njofton se Dodik në fillim të sesionit kërkoi që seanca të fillonte me një minutë heshtje, duke shpjeguar se i ndjeri Momçilo Krajishnik ishte një anëtar i Presidencës së BeH-së në përbërjen e saj të parë pas luftës.

Komshiq dhe Xhaferoviç nuk e mbështetën propozimin e Dodikut, duke thënë se Krajishnik, si një kriminel lufte i dënuar, nuk meritonte ndonjë nderim ose respekt.

"Kjo do të ishte një fyerje për të gjitha viktimat e politikës së Krajishnikut," vuri në dukje Komshiq, e pas kësaj kryetari i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, deklaroi se propozimi i Dodikut u refuzua me shumicën e votave.

Përkujtojmë se Krajishnik u dënua nga Tribunali ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) me 20 vjet burg në 2009, duke e shpallur atë përgjegjës për krime të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai u la i lirë nga burgu në 2013, pasi kreu dy të tretat e dënimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat