Boris-Nuk dua ti mbyll kafenet por duhet

Evropë

Boris-Nuk dua ti mbyll kafenet por duhet

Nga: M.S Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:58
boris johnson

Boris Johnson pranon se duhet ti mbyll kafenet herët - por ai nuk dëshiron t'i mbyllë ato plotësisht

Kryeministri tha per  "The Sun" në një intervistë ekskluzive se i duhej te merrte masa shtese per izolim nese Britanikë nuk i binden rregullit të gjashtë.

 Z. Johnson e krahasoi grafikun e rasteve  Covid me një kapelë , duke e nxitur Britaninë ta "shtypte atë" me bllokim. Tani ai paralajmëron se grafiku ka filluar të duket si shpina e një deveje, kështu që është koha për të vepruar përsëri- shkruan "The Sun".

Një nga masat që po merren në konsideratë është shkurtimi i orarit të pubeve për të ndaluar përhapjen, por qeveria dëshiron t'i mbajë ato të hapura për të mbajtur ekonominë në këmbë-tha kryeministri britanik 

I pyetur drejtpërdrejt në lidhje me vetem nje ore ndalim ne kafene dhe restaurante Johson këmbënguli se nuk mundet te jete ky nje opsion dhe se duhet marre modele nga shtetet e tjera se cfare po bejne .

"Unë nuk mendoj se jemi akoma në atë pozitë,  shikojmë nëpër botë se çfarë po bëjnë vendet e tjera, ajo që nuk dua të bëj është mbyllja e pjesëve të ekonomisë".

Por ai tha se shpreson ta shohin efektin  e kesaj

“Më kujtohet kur kafenet mbylleshin në 11 në ditët e vjetra. Do ta shohim efektin"- u shpreh ai -raporton "The Sun".

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat