Ndihmësit e Navalnyt: Agjenti nervor është gjetur në një shishe në dhomën e hotelit

Evropë

Ndihmësit e Navalnyt: Agjenti nervor është gjetur në një shishe në dhomën e hotelit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:02
Aleksei Navalnyt

Gjurmët e agjentit nervor, me të cilin supozohet të jetë helmuar politikani rus, Aleksei Navalny janë gjetur në një shishe në dhomën e hotelit ku ka qëndruar ai para se të sëmurej, ka thënë ekipi i tij.

Navalnyt i është përkeqësuar gjendja në një fluturim në Siberi në muajin gusht.

Gjermania ka thënë se ai është helmuar me agjent nervor, Noviçok.

Fillimisht ishte besuar se kritiku i Kremlinit mund të jetë shënjestruar në aeroport.

“Tani e kemi kuptuar: Helmimi është kryer para se ai të largohej nga dhoma për të shkuar në aeroport”, është thënë në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Navalny, figura kryesore opozitare në Rusi dhe kritiku i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, aktualisht është duke u trajtuar në një spital gjerman në Berlin.

Ekipi i tij dyshon se ai është helmuar me urdhrat e Putinit.

Kremlini mohon përfshirjen në këtë rast dhe ka thënë se nuk ka të dhëna që në këtë incident është përdorur ndonjë agjent nervor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat