Austria e kufizon në 10 numrin e personave që mund të mblidhen në mjedis të mbyllur

Evropë

Austria e kufizon në 10 numrin e personave që mund të mblidhen në mjedis të mbyllur

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Austria ka vendosur që ta kufizojë në dhjetë numrin më të madh të personave që mund të mblidhen në një hapësirë të mbyllur. Lajmin e bëri të ditur kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Vendimi për këtë kufizim erdhi vetëm një ditë pasi Gjermania lëshoi paralajmërim për udhëtimet drejt Vjenës, ku është regjistruar shumica e rasteve të koronavirusit në Austri, shkruan “Reuters”.

“Këto janë kufizime që dhembin, por janë kufizime që janë të nevojshme që të mbesim me shpresë për parandalimin e një izolimi të dytë”, tha shefi i qeverisë austriake.

Ai gjithashtu njoftoi se duke filluar nga e hëna, restorantet dhe baret mund t’u shërbejnë vetëm klientëve që janë të ulur dhe se obligimi për përdorim të maskave do të zgjerohet edhe për disa hapësira tjera, përfshirë dyqanet.

Austria ka qenë një ndër shtetet e para që vendosi masa të rrepta kufizuese në fazën e parë të pandemisë, duke arritur që të mos pësojë numër të madh të viktimave dhe gjithashtu ishte ndër shtetet e para që i lehtësoi masa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat