Partia e Gjukaniviqit: Abazoviq është kali i Trojës i nacionalizmit të serbomadh

Evropë

Partia e Gjukaniviqit: Abazoviq është kali i Trojës i nacionalizmit të serbomadh

Nga: D.G. Më: 17 shtator 2020 Në ora: 18:15
DPS, logo

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Malit të Zi e ka kritikuar ashpër kreun e koalicionit E bardhë në të zezë, Dritan Abazoviq.

Ata e akuzuan atë si hipokrit, se flet të pavërteta dhe se është i vetëdijshëm, siç thonë ata, për tradhëtinë që po bën, dhe se është "kalë Troje i nacionalizmit të serbomadh", të cilën kjo partia do ta diskreditojë.

Partia në pushtet deri në zgjedhjet e fundit thoët se pikëpamjet e Abazoviq të shprehura në intervistën e mbrëmshme në televizionin shtetëror të Malit të Zi, ishin "konfuze dhe kontradiktore"  dhe se ata treguan se "ai nuk ka asnjë politikë, as program të tij".

Për PDS-në e presidentit Milo Gjukanoviq, Abazoviq është "një përfaqësues i një grupi biznesi dhe lobesh politike që për vite me radhë, me çdo kusht - madje edhe me zhdukjn e Malit të Zi dhe shkeljes së identitetit të tij - pa ndonjë parim ideologjik dhe skrupuj, e dëshiron një pjesë të pushtetit në Mal të Zi".

"Me tonin e tij të ngritur dhe përgjigjet shpesh agresive, Abazoviq u përpoq të bindte publikun për atë që as ai vetë nuk beson: se me katër deputetët e tij, shtatë herë më pak pushtet sesa ka blloku nacionalis serbomadh i mishëruar në koalicionin e Andrija Mandiqit, Milan Knezheviqit, Marko Milaçiqit, se mund të drejtojë politikën e jashtme dhe të brendshme të Malit të Zi dhe ta mbajë atë në rrjedhën e vlerave euro-atlantike", thuhet në deklaratën DPS-së, njofton B92, transmeton Bota sot.

Është e qartë, thonë ata, se Abazoviq nuk beson se kjo është e mundur, por, shtojnë, "pasojat e dukshme dhe të caktuara të lakmisë së mentorëve të tij - ndryshimi gradual i shtetit malazes, prishja e stabilitetit dhe harmonisë ndëretnike, paralajmërimi i klerikalizimit të Malit të Zi - nuk e prekin atë nuk e shqetësojnë”.

Abazoviq kritikohet veçanërisht për faktin se, siç thonë ata, arsyetimin për rolin e tij në këtë "projekt" e gjen në këmbimin e tezave dhe tregimin e të pavërtetave.

Si shembull, ata përmendin të pavërtetat e pretenduara se qeveria aktuale e Malit të Zi ka marrë pjesë në të gjitha krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Përpjekja për të justifikuar veten para qytetarëve të Malit të Zi, duke krahasuar DF-në ​​me partinë gjermane të krahut të djathtë, nacionaliste AfD, është, sipas DPS-së, kaq e papërshtatshme dhe tregon "hipokrizinë ose injorancën absolute" të Abazoviqit.

Ata thonë, ndër tjera, se Abazović dhe URA e tij nuk kanë asgjë të gjelbër, qytetare apo malazeze, ndërsa roli i vërtetë i partisë URA thuhe të jetë roli i "kalit të Trojës së nacionalizmit serbomadh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat