Cilat janë vendet e BE-së që udhëtojnë më shumë me autobus dhe tren?

Evropë

Cilat janë vendet e BE-së që udhëtojnë më shumë me autobus dhe tren?

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Në 26 vendet e Bashkimit Evropian, transporti me makinë dominon në krahasim me udhëtimet me tren dhe autobus.

Sipas të dhënave të vitit 2018 të publikuara nga Eurostat, 82.9% e udhëtimeve të pasagjerëve janë kryer me makinë, 9.3% me autobus dhe vetëm 7.9% me tren.

Mes vendeve anëtare të BE-së, për qindjen më të mëdha të lëvizjes me makinë e ka Lituania me 90.4%.

Në vend të dytë është Portugalia (88.4%) dhe në të tretin Sllovenia (86.4%).

Ndërsa sa i takon udhëtimeve me tren në krye të BE-së qëndron Austria (12.9%).

Pas saj vijnë Holanda (11.2%) dhe Franca (10.3%).

 Kurse për transportin me autobus në vend të parë është Hungaria (20.8%) e ndjekur nga Qipro (18.9%) dhe Malta (17.5%).

Në të gjitha këto të dhëna janë përllogaritur vetëm udhëtimet brenda secilit vend.

Kjo pasqyrë e të dhënave do të jetë ndryshe për vitin 2020 për shkak të masave të COVID dhe masave kufizuese të vendosura  nga vendet anëtare të BE-së.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat