Gjermania dhe Franca përshpejtojnë projektet për mbrojtjen

Evropë

Gjermania dhe Franca përshpejtojnë projektet për mbrojtjen

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 20:15
Ilustrim

Gjermania dhe Franca do të përshpejtojnë zhvillimin e një avioni të ri ushtarak europian, si edhe të një droni zbulimi, përmes projektit “Future Combat Air System” (FCAS), sipas ministreve të Mbrojtjes të të dy vendeve.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe homologia e saj franceze, Florence Parly, vizituan sot një kompleks “Airbus” në Maching, në Gjermaninë jugore, ku aktualisht po kryhet një studim koncept për sistemin, raporton ATSh.

FCAS pritet të jetë gati për operacione duke filluar nga viti 2040.

“Sistemi do të lejojë avionët luftarakë të shoqërohen nga dronët dhe sistemet e lëshimit, duke zëvendësuar flotën aktuale gjermane “Eurofighter” dhe avionët “Rafale” të Francës”, thanë ministret.

Spanja është, gjithashtu, një palë e tretë në këtë projekt.

Ekspertët kanë vlerësuar se zhvillimi i sistemit do të kushtojë rreth 8 miliardë euro (8.9 miliardë dollarë).

Prokurimi dhe funksionimi i sistemit mund të arrijnë 100 miliardë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat