Erdogan kërcënon sërish Greqinë: Nëse do vazhdoni me provokimet do merrni përgjigjen e merituar

Evropë

Erdogan kërcënon sërish Greqinë: Nëse do vazhdoni me provokimet do merrni përgjigjen e merituar

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 20:17
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka nxehur tonet ndaj Greqisë sërish. Ai akuzoi grekët se po bën sjellje fëmijërore për çështjen e Mesdheut.

Presidenti turk theksoi se Turqi po mbron  të drejtat detare të vendit tonë dhe Republikës Turke në Mesdheun Lindor. Nuk do të lejojmë askënd të kufizojë vendin tonë, i cili ka vijën më të madhe bregdetare në Mesdhe.

Gjuha e kërcënimeve dhe shantazheve nuk funksionon për ne. Fakti që problemet me Greqinë mund të zgjidhen përmes diplomacisë dhe dialogut, është për shkak të vendosmërisë sonë. Këto çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe negociatave me fqinjët tanë, gjithmonë brenda kornizës së rregulloreve”.

Greqia po provokon dhe po shfaq sjellje fëmijërore, ndërsa politikanët e saj po tregojnë një mungesë dinjiteti ndaj ligjit tonë. Turqia ka shfaqur maturi në këtë fazë, e cila është e pakonceptueshme për ne, por roli ynë është shumë i rëndësishëm dhe ne po lëvizim me zgjuarsi.Sidoqoftë, nëse ata vazhdojnë të provojnë durimin dhe vendosmërinë e Turqisë, ata do të marrin përgjigjen e merituar “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat