Zaharova  kërcënon perëndimin: Vendosja e sanksioneve nuk kalon pa përgjigje adekuate të Moskës

Evropë

Zaharova  kërcënon perëndimin: Vendosja e sanksioneve nuk kalon pa përgjigje adekuate të Moskës

Nga: F.B Më: 18 shtator 2020 Në ora: 08:58
Rusia

Përpjekja e vendeve perëndimore që të shfrytëzojnë sanksionet kundër Rusisë vetëm po rriten, ndërsa Moska nuk do i le pa përgjigje, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ajo në intervistën pët kanalin “Sovovjev” në youtube paralajmëroi se Rusia do të reagoj siç reagon përherë Moska duke vendos në listën e zezë përpjekjet që të përjashtohen mediat ruse dhe figurat publike, transmeton Tass.

"Ministri Lavrov përdor një metaforë të mrekullueshme – “Ajo që shohim është këruarja e sanksioneve dhe ajo po shtohet” tha ajo.

Zaharova theksoi se Gjermania dhe vendet tjera perëndimore aktivisht “kultivuan” organizatën për mbrojtje nga armatimi kimik (OPCW)  në situatën me liderin e opozitës ruse.

Sipas Zaharoves përfaqësuesi i Rusisë n OPCW Aleksandar Shulgin ka kërkuar dokumente për situatën e Navaljn-it dhe nuk i ka marr, shkruan Tass.

"Sipas të dhënave tona , partnerët perëndimor në këtë moment kultivuan organizatën OPCW", tha ajo dhe deri tash Rusia nuk ka marr asnjë përgjigje nga Gjermania në lidhje me hetimin e prokurorit për situatën e Navaljn-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat