Ndodhë në Serbi: Këngëtarja e zemëruar ia thyen makinat partnerit të saj, gjeneral i policisë

Evropë

Ndodhë në Serbi: Këngëtarja e zemëruar ia thyen makinat partnerit të saj, gjeneral i policisë

Nga: D.G. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:11
Lupka Stevic

"Le ta dijë i tërë kombi", ka thënë Lupka Steviq, e cila për shkak të tradhtisë së partnerit, Lupka Steviq makinave ua ka thyer tërë xhamat dhe ua ka shpuar gomat

Një dramë e vërtetë është zhvilluar mbrëmë në lagjen Vozhdovac të Beogradit. Këngëtarja Lupka Steviq rreth orës 23 ka thyer madje dy makina në pronësi të partnerit të saj, gjeneralit të policisë Dragisha Simiq, transmeton jutarnji.hr shkrimet e mediave serbe.

E tërbuar, këngëtarja ka thyer të gjitha xhamat me një objekt të fortë dhe ka shpuar gomat në makina, me ç'rast është lënduar edhe vetë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ajo ka bërë të ditur për gjithçka që ka ndodhur në historinë e saj në Instagram:

'Nëse rastësisht del një video shumë e çuditshme, dijeni se jam unë. Dhe çfarë ndodhi në të vërtetë, do ta shohim. Policia e Vozhdovcit do të na njoftojë. Tani për tash nja dy kopsa, por do të mbijetoj. '

https://www.instagram.com/p/B4x9gmmlL9V/?utm_source=ig_web_copy_link

Pas kësaj, ajo publikoi një seri fotografish ku shihej makina e përplasur e partnerit të saj, në llogari të të cilit ajo drejtoi edhe fyerje. Ajo gjithashtu shpjegoi se çfarë e zemëroi kaq shumë:

‘Dhjetë vjet i hodha në ujë për kafshët e ndyra. Le ta dijë i gjithë kombi! Nuk kam turp! Ndihem e turperuar! Këtu ai është, një q *** i madh i cili mezi po priste të kthehej dhe të kthente disa çupa me Cialisin e obligueshëm! ' (Cialis është një mjet i fuqisë mashkullore)

Përndryshe, gjenerali i policisë Dragisha Simiq dhe ish-shefi i policisë rrugore, është i njohur për publikun për dobësinë e tij ndaj këngëtareve, por edhe për veprimet e shumta të suksesshme të policisë, duke përfshirë arrestimin spektakolar të një anëtari të bandës Pink Panther.

Ai tërhoqi vëmendjen e publikut disa vjet më parë pikërisht për shkak të Lupka Steviqit, pasi ajo shkaktoi një përplasje ndërsa po ngiste një makinë Bentley, e cila i përkiste grupit kriminal të Darko Shariqit, i akuzuar për kontrabandë me 5.7 tonë kokainë nga Amerika e Jugut.

https://www.instagram.com/p/CFE-rIvAEcA/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo ngjarje shkaktoi një skandal të paparë, për të cilënn madje edhe të akuzuarit në çështjen Shariq folën hapur në gjykime, duke pretenduar se nuk mjaftonte që prona e tyre ishte konfiskuar në mënyrë të paligjshme, por që prona tani po shitet në ankandet publike dhe u jepet njerëzve pranë autoriteteve, madje edhe dashnoreve të zyrtarëve të policisë.

Për shkak të këtij skandali, karriera e suksesshme policore e gjeneralit Simiq u ndërpre papritur. Ai më pas u hoq nga posti i shefit të policisë dhe u akuzua për shpërdorim detyre dhe ovalitetit dhe përvetësimit të gjobave të trafikut.

Gjykimi në këtë rast është ende në vazhdim, dhe gjenerali Simiq vazhdimisht ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat