Një rus futet me veturë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Moskë

Evropë

Një rus futet me veturë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Moskë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:23
Rezidenca e ambasadorit amerikan në Moskë

Një veturë e drejtuar nga një shtetas rus e ka thyer perimetrin e rezidencës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Moskë, John J. Sullivan.

Zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Rusi, Rebecca Ross, njoftoi përmes një postimi në Twitter se personi që e bëri këtë shkelje është ndalur nga personeli i ambasadës dhe i është dorëzuar autoriteteve.

Ross shtoi se në këtë incident nuk pati persona të lënduar dhe se ambasadori Sullivan nuk ka qenë brenda ndërtesës në kohën e incidentit, shkruan Free Europe.

Sipas kanalit “112 Telegram”, i cili nuk ka cituar burime, vozitësi i veturës që shkeli perimetrin e rezidencës diplomatike ishte në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat