Putin: Ne disponojmë armë që lëvizin 27 herë më shpejt se zëri

Evropë

Putin: Ne disponojmë armë që lëvizin 27 herë më shpejt se zëri

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:20
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se tërheqja e SHBA-së në vitin 2002 nga marrëveshja e raketave anti-balistike i detyroi ata të zhvillojë armë hipersonike.

Putin në Ditën e Prodhimit të Armëve që festohet në të gjithë vendin tha se "Rusia për herë të parë në historinë moderne posedon llojet e armëve më moderne. Këto armë kalojnë armët aktuale në shpejtësi, fuqi dhe më e rëndësishmja në precizitet. Aktualisht askush në botë nuk posedon këto lloj armësh".

Pasi ka rikujtuar se kanë zhvilluar edhe raketën hipersonike ndërkontinentale "Avangard", Putin tërhoqi vëmendjen se kjo raketë lëviz 27 herë më shpejtë se zëri dhe se ajo ndryshon drejtimin vertikalisht dhe horizontalisht.

Putin rikujtoi se SHBA-ja u tërhoq në vitin 2002 nga marrëveshja e raketave anti-balistike. "Tërheqja e SHBA-së nga kjo marrëveshje e detyroi Rusinë të zhvillojë armë hipersonike. Ishim të detyruar të prodhonim këtë armë kundër sistemeve të mbrojtjes raketore të SHBA-së", tha presidenti rus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat