Itali: Rritet ndjeshëm numri i të vdekurve nga Covid-19

Evropë

Itali: Rritet ndjeshëm numri i të vdekurve nga Covid-19

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Italia ka raportuar 24 vdekje të reja lidhur me koronavirusin në periudhën e fundit 24-orëshe, kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të shtunën.

Ndërkaq, numri i rasteve me koronavirus përgjatë të shtunës ka shkuar në 1,638, sipas të njëjtit burim.

Shifra e përgjithshme e jetëve të humbura në Gadishull ka përshkuar numrin 35,692.

Vendi ka arritur të realizojë 103,223 teste për diagnostikimin e koronavirusit përbrenda një dite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat