Një grua bie nga vetura në autostradë duke xhiruar video në Snapchat

Evropë

Një grua bie nga vetura në autostradë duke xhiruar video në Snapchat

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:49
Londër, Mbretëri e Bashkuar

Një grua ka rënë nga vetura në një autostradë në Britani të Madhe teksa po shtrihej në dritare për të xhiruar një video në rrjetin social Snapchat, ka njoftuar policia britanike.

Policia e rrugës në Londër ka thënë se gruaja që ka rënë nga dritarja afër pasagjerit të përparmë ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.

Në një postim në Twitter, policia ka shkruar se “ajo ishte me fat që nuk pësoi lëndime serioze apo edhe që s’vdiq”, duke shtuar edhe fjalët “pa koment”.

Rasti ka ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa gruaja ka marrë vetëm trajtim në vendin e ngjarjes.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat