Pas shkatërrimit të kampit Moria, mijëra refugjatë zhvendosen në ishullin grek të Lesbos

Evropë

Pas shkatërrimit të kampit Moria, mijëra refugjatë zhvendosen në ishullin grek të Lesbos

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:15
Greqi

Mijëra azilkërkues janë zhvendosur në një strukturë të re të përkohshme në ishullin grek të Lesbos, 10 ditë pasi u shkatërrua kampi Moria nga zjarri.

Sipas medieve të huaja, zjarri i cili shpërtheu më 9 shtator la të pastrehë mbi 12 mijë refugjatë, ata kryesisht vijnë nga Afganistani, Siria dhe nga vende të ndryshme afrikane.

Rreth 9,000 njerëz ishin vendosur në kampin e ri, i krijuar nga autoritetet në Kara Tope pranë portit Mytilene. Qindra të tjerë ishin zhvendosur në një qendër të menaxhuar nga një organizatë jo-qeveritare.

Refugjatët si fillim u testuan për COVID-19 para se të hynin në kamp, derisa të paktën 214 prej tyre u vendosën në karantinë pasi rezultuan pozitivë me coronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat