Gjermani, numri i rasteve të reja me COVID-19 më i larti që prej prillit

Evropë

Gjermani, numri i rasteve të reja me COVID-19 më i larti që prej prillit

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 00:33
Foto ilustrim

​Gjermania regjistroi sot numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me COVID-19 që prej prillit, me 2 297 infektime të reja, sipas institutit epidemiologjik, Robert Koch.

“Bëhet fjalë për rritjen ditore më të lartë të rasteve me COVID-19 të deklaruara që prej 24 prillit”, sipas institutit respektiv.

Në total, rreth 270 070 persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirus në Gjermani që prej fillimit të pandemisë, që ka sjellur 9 384 vdekje, gjashtë prej tyre vetëm në 24 orët e fundit.

Rhenanie e Westphalisë Veriore rajoni më i populluar i Gjermanisë dhe Bavaria janë dy vendet më të prekura nga pandemia me nga 65 000 raste gjithsecila.

Gjermania ka realizuar gjithashtu rreth dy herë më shumë teste për diangostikimin e Covid-19 në shtator, respektivisht një milion në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat