Pamje të rënda pas ciklonit në Greqi, makinat fundosen nën gurë dhe baltë

Evropë

Pamje të rënda pas ciklonit në Greqi, makinat fundosen nën gurë dhe baltë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:23
Makinat fundosen nën gurë dhe baltë

Cikloni Ianos shkaktoi viktima dhe mjaft dëme materiale në Greqi. Zona më e goditur ishte Assos, në ishullin Kefalonia të vendit fqinj.

Pamjet në fotot që i gjeni në galeri janë të rënda. Një masiv i tërë me gurë dhe baltë ka mbuluar makinat në rrugë si pasojë e vërshimit të përrenjve.

Pamjet tronditëse, siç shkruajnë mediat greke vijnë si pasojë e motit të keq, me erëra të forta e shi të rrëmbyeshëm si pasojë e ciklonin “Ianos” që goditi ishujt e detit Jon.

Zonat më të prekura nga cikloni janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.

Ndërkohë raportohet për shumë përmbytje pasi për shkak të reshjeve ka prurje të mëdha të ujërave të lumenjve. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat