Gjenden pesë bomba të pashpërthyera që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania evakuon rreth 16 mijë banorë

Evropë

Gjenden pesë bomba të pashpërthyera që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania evakuon rreth 16 mijë banorë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Rreth 16 mijë banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre në qytetin Muenster të Gjermanisë, për shkak të një operacioni të asgjësimit të bombave të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas medieve të huaja, evakuimi i qarkut Mauritz u krye pasi u gjetën pesë bomba të pashpërthyera të cilat datonin nga Lufta e Ftohtë.

Kështu, ekspertët nga shërbimi i asgjësimit të mjeteve duhet të zhdukin secilin objekt potencialisht të rrezikshëm.

“Është njëra prej masave më të mëdha të evakuimit në historinë gjermane”, tha Kryetari i Bashkisë, Markus Lewe.

Autoritetet ndërkohë, i morën të gjitha masat paraprake për të filluar këtë operacionin, duke sjellë kontejnerë transportues të mbushura me ujë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat