Asnjë i vdekur nga Covid-19 në Gjermani në 24 orët e fundit

Evropë

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në Gjermani në 24 orët e fundit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 08:41
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 922 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 272,337, shkruan The Guardian.

Sidoqoftë, gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar për asnjë viktimë të re dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re mbeti 9,386.

Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.

Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese, përfshirë heqjen e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat