Piromani i Vuçiqit e lë politikën: Vulin nuk do të jetë ministër

Evropë

Piromani i Vuçiqit e lë politikën: Vulin nuk do të jetë ministër

Nga: D.G. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 11:55
Aleksandar Vulin e Aleksandar Vuçiq

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë në largim, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nën një presion të madh nga partnerët e koalicionit në lidhje me formimin e Qeverisë së re, dhe shtoi se ai nuk po kërkon që të jetë përsëri ministër.

"Ka shumë oreks. Ka shumë njerëz që duan të marrin më shumë sesa meritojnë. Lëvizja Socialiste nuk po kërkon një post ministror. Unë, Aleksandar Vulin, nuk po kërkoj të jem ministër në Qeveri. Unë jam i kënaqur nëse kjo politikë vazhdon. "Nëse stafi duhet të ndryshojë, nëse njerëzit presin ndryshime dhe ata presin ndryshime, le të fillojnë me mua," tha Vuli, transmeton "Danas".

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, Vulin shtoi se nuk ka njerëz që janë për të gjitha kohërat, por që ai i beson pafund Vuçiqit dhe e di që edhe Serbia i beson.

“Falë besimit të presidentit Vuçiq, unë luftova për Kosovën, hartova Ligjin e Punës, mbrova Serbinë nga kriza e migrantëve, isha ministër i mbrojtjes. Falë besimit të tij, kjo është shkalla më e lartë që mund të merrni në politikë - të jeni ministër i mbrojtjes. Pas kësaj, nuk kam pse të jem asgjë. Njuk jam i detyruar që të merrem më me politikë kurrë më," tha ai.

Vulin konfirmoi se Lëvizja e tij Socialiste, e cila ka tre deputetë, do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe do të votojë për propozimet e Qeverisë, pavarësisht nëse ai do të jetë një ministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat