Abazoviq nën presion, çfarë i kërkon Kisha serbe?

Evropë

Abazoviq nën presion, çfarë i kërkon Kisha serbe?

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:31
Dritan Abazoviq

Negociatat midis udhëheqësve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, me kryetarin e lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, me ndërmjetësimin e Ipeshkvit të Nikshiqit, Joanikije Miqoviq, përfunduan të hënën pa ndonjë marrëveshje, shkruan sot Pobjeda e Podgoricës.

Takimi i kreut të DF-së me Abazoviqin, me ndërmjetësimin e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), u zhvillua pasi u ndërprenë negociatat e koalicionit trepalësh për formimin e qeverisë dhe përbërësit e koalicionit "Së bashku për ardhmërinë e Malit të Zi" i kërkuan Abazoviqit të deklarohej vetë. dhe shfuqizimin e Ligjit për Lirinë e Fesë.

Disa burime të Pobjedas deklaruan se në takim, Mandiq dhe Knezheviq, të cilët përfaqësonin koalicionin, i kërkuan në mënyrë të qartë Abazoviqit të deklarohet mbi emrat e veçantë të njerëzve nga DF-ja dhe koalicioni ZBCG, të cilët nuk i dëshiron në qeveri, por edhe për shfuqizimin e Ligjit për lirinë e lesë.

DF beson se, përveç Mandiqit, Knezheviqit, Medojeviqit dhe Milaçiqit, ka disa emra të tjerë në listën e URA-s dhe ambasadave perëndimore, që nuk mund të hyjnë në qeveri.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Pobjeda, Abazoviq është nën presion nga Kisha Ortodokse Serbe nga njëra anë, por edhe nga organet e partisë nga ana tjetër, sepse anëtarët e partisë me ndikim, të tillë si Bozhena Jellushiq, Filip Axhiq dhe Srxhan Paviqeviq, nuk janë në favor të shfuqizimit të ligjit.

Për shkak të Ligjit për lirinë e fesë, Abazoviq ka disa ditë që ka komunikim intensiv me biznesmenin Miodrag Dak Davidoviq, por edhe me Peshkopin Joanikije.

Sipas Pobjedas, ngërçi në negociatat e koalicionit trepalësh vuri në pikëpyetje zgjedhjen e presidentit të Asamblesë, i cili u njoftua për 23 Shtator.

Vetëm një orë para negociatave të DF-së me Abazoviqin me ndërmjetësimin e Kishës Ortodokse Serbe, udhëheqësi i Lëvizjes për ndryshime dhe kandidati për deputet i listës "Për ardhmërinë e malit të Zi" Nebojsha Medojeviq shtoi vaj në zjarr, duke thënë se "qeveria në të cilën ai nuk do të lejojë trafikun e cigareve dhe drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat