Holanda shënon rekord të numrit javor të infektimeve me koronavirus

Evropë

Holanda shënon rekord të numrit javor të infektimeve me koronavirus

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:01
Foto Ilustrim

Holanda e ka shënuar javën me më së shumti raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë me 13,471 raste.

Kjo shifër paraqet rritje prej 60 për qind nga java e kaluar, njoftuan autoritetet shëndetësore të shtetit të Evropës Perëndimore.

Në javën paraprake, para javës kur u shënua rekordi, në Holandë u regjistruan 8,265 raste me Covid-19, shkruan Reuters.

Përpos infektimeve, në javën e fundit u shënua edhe rritje e ndjeshme e rasteve fatale. Javën e kaluar u regjistruan 33 viktima, ndërsa në javën paraprake kjo shifër ishte 19.

Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.

Sipas faqes Worldometers, Holanda deri më tani ka regjistruar 6,291 viktima të sëmundjes Covid-19, mbi 3,000 më pak se Belgjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat