Kthesë dramatike në Mal të Zi: Partia proserbe nuk e mbështet njeriun nga lista e saj për kryeministër

Evropë

Kthesë dramatike në Mal të Zi: Partia proserbe nuk e mbështet njeriun nga lista e saj për kryeministër

Nga: D.G. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:31
Tre liderët e koalicionit fitues në Mal të Zi

Sot mbahet mbledhja konstituive e kuvendit të Malit të zi, në të cilën shumica e re qeverisëse e përbërë nga tri koalicione opozitare, pas 30 vjetësh në pushtet të Partisë Demokratike të Socialistëve, duhet të zgjedhë kryetarin e parlamentit nga radhët e tij, por deri një natë më parë janë shfaqur mosmarrëveshja mes tyre, kështu që nuk është e sigurtë se a do të ofrojnë sot emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Siç raportuan mediat në Podgoricë të martën në mbrëmje, në një takim të partnerëve të rinj të qeverisë, të organizuar në manastirin Ostrog, njërën nga faltoret më të mëdha ortodokse në Mal të Zi, nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mali të Zi Amfilohije, udhëheqësi i koalicionit "E bardhë në të zezë" Dritan Abazoviq propozoi bartësin e listës pro-serbe "Për Ardhmërinë e Malit të Zi" Zdravko Krivokapiq si kryeministër, i cili, për habinë e publikut malazes, nuk u pranua nga Fronti Demokratik (DF), anëtari më i madh i koalicionit i udhëhequr nga Krivokapiq.

Në mënyrë që të ndalonin spekulimet, pas takimit, DF njoftoi se ata mbështesin bartësin e tyre të listës, por para se të qëndrojnë pas tij ata duan të dëgjojnë shpjegimin e tij, siç deklaroi Milan Knezheviq, "marrëveshjen e qartë të Krivokapiqit me Dritan Abazoviqin se si departamentet kryesore të qeverisë nuk mund t'i përkasin DF-së, dhe se kjo parti nuk mund të emërojë politikanët e saj më të shquar serbë për anëtarësim në qeverinë e re ".

Knezheviq kështu konfirmoi spekulimet e mëparshme që partnerët e politikës së jashtme të Malit të Zi nga NATO kërkuan nga Abazoviqi që një nga kushtet për formimin e qeverisë së re të jetë që në krye të Ministrisë së brendshme, Drejtorisë së Policisë, Agjencisë së sigurisë kombëtare, ministrisë së mbrojtjes dhe Agjencisë ushtarake të inteligjencës , Ministrisë së punëve të jashtme dhe Ministrisë së drejtësisë, nuk mund të jenë njerëz nga DF-ja pro-serbe dhe të afër me Rusinë.

Knezheviq gjithashtu konfirmoi edhe kërkesën e bllokut qytetar që askush nga udhëheqësit e DF-së, të cilët, siç tha Abazoviq më hetë, janë "njerëz të kompromentuar dhe përçajnë njerëzit në Mal të Zi", nuk mund të marrin pozitë të lartë në qeverinë e re.

Megjithatë, pritet se mbështetjen e të tre partnerëve të qeverisë së re për presidentin e parlamentit malazes sot do ta marrë anëtari i koalicionit "Paqja është kombi ynë", emri i të cilit nuk u njoftua, por spekulohet se mund të jetë udhëheqësi i Malit të Zi Demokratik, Aleksa Beçiq.

Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, shumica e mandateve i fituan  tre ish-koalicionet e opozitës "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", të mbledhura rreth Kishës Ortodokse Serbe dhe DF, si dhe lëvizjet qytetare "Paqja është kombi ynë" e udhëhequr nga Aleksa Beçiq dhe "e bardhë në të zezë", e udhëhequr nga Dritan Abazoviqi.

KOS: Votuesit dëgjuan zërin e kishës që kundërshtonte ligjin për lirinë e fesë

Këshilli Ipeshkvnor i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, pasi mitropolitii KOS-it Amfilohije organizoi një takim të udhëheqësve të qeverisë së re të martën në mbrëmje, u bëri thirrje të gjithë atyre që morën pjesë në zgjedhje, dhe mbi të gjitha shumicës së re, "të tregojnë mençuri dhe përgjegjësi deri në fund" , ndërsa përgëzoi qytetarët për "shfaqjen e dinjitetit, pjekurisë, mençurisë dhe njerëzisë në zgjedhjet e 30 gushtit, sepse ata i treguan vetes dhe botës se edhe në kushtet e tensioneve të rritura, procesi zgjedhor mund të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa incidente".

Kisha Ortodokse Serbe falënderoi qytetarët të cilët, siç thonë, dëgjuan zërin e kishës që kundërshtonte ligjin për lirinë e fesë, kundër të cilit Kisha Ortodokse Serbe organizoi shëtitje proteste me muaj, e të cilin në Partinë Demokratike të Socialistëve në pushtet së fundmi si arsyen e humbjes elektorale.

"Kjo është arsyeja pse edhe sot, nga ky vend i shenjtë, ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor të tregojnë mençuri dhe përgjegjësi deri në fund dhe pas fitores së zgjedhjeve të formojnë Kuvendin dhe Qeverinë, duke pritur prej tyre një frymë sakrifice, solidariteti dhe mirëkuptimi të ndërsjellë dhe të jenë të vetëdijshëm për domethënien historike, përpjekjet dhe sakrificat që populli ynë ka investuar në këtë fitore ", njoftoi Këshilli Episkopal i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat