Policia gjermane nis hetime ndaj punonjësve ilegalë në industrinë e përpunimit të mishit

Evropë

Policia gjermane nis hetime ndaj punonjësve ilegalë në industrinë e përpunimit të mishit

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:23
Policia gjermane

Policia gjermane ka bastisur më shumë se 40 shtëpi dhe biznese në pesë lande gjermane mëngjesin e së mërkurës, në kuadër të hetimeve ndaj punonjësve që po sillen ilegalisht në Gjermani, për të punuar në industrinë e përpunimit të mishit, ka bërë të ditur policia.

Policia synon që të marrë në pyetje më shumë se 80 punonjës të huaj, kryesisht prej shteteve lindore që nuk janë anëtare të BE-së, si Ukraina dhe Bjellorusia, ka bërë të ditur një zëdhënëse e policisë federale.

Ne qendër të hetimeve janë dy kompani që dyshohet të jenë sjellë ilegalisht punonjës në Gjermani, për të punuar në sektorin e përpunimit të mishit, ndërkohë që janë 10 të dyshimtë kryesorë, ka thënë ai.

Sektori gjerman i përpunimit të mishit është kritikuar sivjet për përdorimin e përhapur të punëtorëve të nënkontraktuar migrantë, teksa kushtet e rënda janë cilësuar si shkaktarë të përhapjes së virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat