Partia e Gjukanoviqi akuzon rëndë Abazoviqin, ai ka një përgjigje...

Evropë

Partia e Gjukanoviqi akuzon rëndë Abazoviqin, ai ka një përgjigje...

Nga: D.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 08:58
Dritan Abazoviq, Milo Gjukanoviq

"Tani është e qartë se lufta e Kishës Ortodokse Serbe për shenjtorët ishte një luftë për qeverisjen e shtetit, deklaratat e politikanëve, si ato të Abazoviq, janë një konfirmim i trishtueshëm se…"

"Që nga koha kur princi Danilo vendosi të heqë dorë nga titulli i udhëheqësit fetar dhe ta kthejë Malin e Zi në një shtet laik, për udhëheqjen e shtetit nuk është diskutuar në manastire, as kisha nuk ka ndërhyrë në ato vendime," thotë DPS-ja e Milo Gjukanoviqit.

Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Këshillit Episkopal në negociatat politike në lidhje me formimin e qeverisë së re shkeli Kushtetutën e Malit të Zi, e cila përshkruan ndarjen e rreptë të shtetit dhe kishës. Është e panevojshme të përmendim të gjitha deklaratat e deritashme të personaliteteve të KOS-it në Mal të Zi, në të cilat ata së pari mohuan pjesëmarrjen e tyre në proceset politike, pastaj e konfirmuan atë dhe në fund njoftuan "tërheqjen e KOS-it nga politika", dhe më pas mohuan veten përmes negociatave politike në Ostrog dhe nme jë letër nga Këshilli Episkopal, një organ kishe në të cilin ulen edhe shtetas të huaj", thotë tha DPS-ja.

Kjo, shtojnë ata, është faza e fundit e talljes së fesë dhe politikës.

"Të bësh marrëveshje politike në manastire, të grindesh para relikteve të shenjtorit të cilit ata iu referuan aq shumë edhe në ditën e zgjedhjeve, dhe madje as duke mohuar që kishte konflikte verbale në vendin e shenjtë, nuk është gjë tjetër veçse tregon mosrespektimin më të thellë për shenjtorët për të cilët thonin së luftojnë. Lufta e tyre, tani është mjaft e qartë, është reduktuar në një luftë për kolltuqe, funksione dhe dominim në qeverinë e re. Aspiratat e hapura dhe të maskuara politike, tregojnë se vendet e shenjta ishin vetëm një mjet për të manipuluar qytetarët.

Deklaratat e politikanëve të tillë si Abazoviq, i cili përndryshe promovon politikën e tij si jeshile dhe liberale, se ai me kënaqësi shkoi në brifing dhe në negociatat për qeverinë në Ostrog, janë një konfirmim i trishtuar se ndërhyrja e Kishës në politikë dhe menaxhimin e subjekteve politike është bërë qartë një realitet i ri në Mal të Zi", thuhet në deklaratë, transmeton Bota Sot.

Më kot, shtojnë ata, anëtarët e koalicionit të ri qeverisës po përpiqen të relativizojnë vendin dhe kohën e negociatave dhe letrën e Këshillit Episkopal.

"Të gjithë e kanë të qartë se vendimet për çështje të rëndësishme shtetërore në periudhën e ardhshme do të merren kudo, por jo në Qeveri. Dhe kryesisht në manastire dhe peshkopata. Në fund të fundit, është e qartë se që nga fillimi "lufta për shenjtorët" para së gjithash është luftë për drejtimin e shtetit", përfundoi DPS-ja.

Nga ana tjetër, Dritan Abazoviq, udhëheqësi i koalicionit "Bardh e Zi", i cili është pjesë e shumicës së re në parlamentin malazes, iu përgjigj kritikave rreth marrëveshjes së djeshme të opozitës.

Ai tha se ishte shumë i kënaqur që mori pjesë në mbledhjen nën Ostrog, në të cilën morën pjesë metropoliti Amfilohije dhe peshkopi Joanikije.

Abazoviq tha se pavarësisht nëse është Ostrog, Katedralja e Shën Trifun apo xhami, ai do të jetë gjithmonë i gatshëm të bisedojë në secilin prej atyre vendeve kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të rëndësishme.

"Ndoshta jeni mësuar të negocioni në Splendid, Hilton ose Ramalda ... Unë jo dhe nuk do të mësohem kurrë. Unë do të flas me njerëz, personalitete fetare, politikanë, biznesmenë kudo kur mendoj se duhet të zhvillohet një bisedë e rëndësishme," tha Abazoviq sipas medieve serbe, duke shtuar se nuk ka asnjë kompleks nga askush ose asgjë, sepse, siç tha ai, ai po e mbron Malin e Zi qytetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat