A kanë biznes të përbashkët Gjukanovi e Vuçiqi, ja ç

Evropë

A kanë biznes të përbashkët Gjukanovi e Vuçiqi, ja ç

Nga: D.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 12:02
Aleksandar Vuçiq, Milo Gjukanoviq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Malit Zi Milo Gjukanoviq kanë biznes të përbashkët; Vuçiq vetëm do ta dobësojë Gjukanoviqin, por jo edhe ta rrezojë - kanë qenë shkrime të këtoditshme të medieve të rajonit, transmeton Bota Sot.

Së fundmi, mandatari për qeverinë e re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, bëri të kuptohej sikur po e pohon se krerët e Malit të Zi e të Serbisë bashkëpunojnë, pos tjerash, edhe në biznes.

Rreth këtyre kritikave, Aleksandar Vuçiq sot e ka ftuar Zdravko Krivokapiqin që ta njoftojë opinionin me të gjitha elementet e deklaratës së tij për bashkëpunimin e pretenduar me Gjukanoviqin, dhe ka mohuar të këtë bashkëpunim me kryetarin malazez, sidomos në biznes. 

Ai thotë se kjo nuk është e pavërteta e vetme dhe se Gjukanoviq gjithashtu tregoi shumë të pavërteta për rolin e Serbisë në Malin e Zi. "Ne nuk duhet t'i kthehemi prapë kësaj," shtoi Vuçiq.

I pyetur se si e komenton faktin që opozita serbe thotë se është në telashe tani, sepse nuk mund të "kontrollojë" tre liderët në Malin e Zi dhe si do të zhvillohen më tej marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi dhe nëse ata do ta ftojnë Krivokapiqin për vizitë, Vuçiç tha se është mahnitëse se sa gjëra kontradiktore i thonë njerëzit.

Ai thotë se gjëja më qesharake është se në 20 ditët e fundit, është akuzuar për rrëzimin e Gjukanoviqi, ndërsa kundërshtarët e Gjukanoviç e kanë akuzuar se e ka ndihmuar, ndërsa sot ata gjetën një frazë të re, kështu që ata thonë se "Vuçiq donte ta dobësonte Gjukanoviqin, por jo edhe ta rrëzontë tërësisht".

"Ju mund t'i shihni të gjitha ato në të njëjtën gazetë dhe nga të njëjtët njerëz për të dëgjuar dhe a është e mundur që njerëzit të thonë gjëra të tilla kontradiktore."

Sipas tij, "mund të shihet shumë më shumë ndërhyrje nga Mali i Zi dhe vendet e tjera të rajonit në marrëdhëniet tona të brendshme, pasi që shumëkush në rajon ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe në mënyrën më të drejtpërdrejtë lanë ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë dhe kanë shkelur Rezolutën 1244, dhe tani po thonë, "ja, si ndërhyn Serbia".

"Serbia thjesht dëshiron të tregojë kujdes për njerëzit e saj dhe kjo është e drejta jonë legjitime dhe në përputhje me të gjitha konventat evropiane dhe askush nuk mund të na ndalojë ta bëjmë atë," tha Vuqiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat