Madridi kërkon mobilizimin e forcave shtesë në luftën kundër COVID-19

Evropë

Madridi kërkon mobilizimin e forcave shtesë në luftën kundër COVID-19

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:33
Ilustrim

Qeveria rajonale e Madridit është e vendosur të kërkojë urgjentisht dërgimin e ushtarëve, oficerëve të policisë dhe mjekëve në kryeqytetin spanjoll, për shkak të një rritje të madhe të infeksioneve të reja të COVID-19.

“Ushtria do të punësohet për qëllime logjistike, forca shtesë policore janë të nevojshme për të zbatuar kufizimet dhe mjekëve u kërkohet kujdesi mjekësor”, tha nëpërmjet një videoje qeveria lokale, raporton ATSh.

Kreu rajonal, Isabel Diaz Ayuso njoftoi të premten aplikimin e kufizimeve të mëtejshme në kryeqytetin spanjoll, në krye të bllokimeve lokale në fuqi në 37 rrethe të qytetit, plus kufizime të mëtejshme në komunitetet pranë kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat