I thotë se i afërmi i tyre ka vdekur, familjarët rrahin mjekun

Evropë

I thotë se i afërmi i tyre ka vdekur, familjarët rrahin mjekun

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:40
Mjekët në rrezik nga familjarët e pacientëve

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri që familjarët presin teksa i afërmi i tyre ndodhet i shtruar në spital. Por prania e personave brenda institucionit u rrezikoi jetën punonjësve në një spital në Ankara. Pasi mësuan se i afërmi i tyre ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi një operacioni, familjarët sulmuan mjekët dhe infermierët.

Në këto kushte punonjësit u detyruan që të mbylleshin në sallën e operacioneve. Për të ndaluar hyrjen e njerëve brenda, bënë barrikadë duke qëndruar te dera.

Si të mos mjaftonin familjarët që ishin brenda, para spitalit u mblodh edhe një grup tjetër personash. Kjo situatë vijoi për disa minuta derisa ndërhyri policia dhe punonjësit e sigurisë.

Pas ceremonisë së varrimit, pjesëmarrësit në këtë sherr u ndaluan nga policia ndërsa ky veprim i tyre është denuar edhe nga qytetarët në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat