Forcat e armatosura zbarkojnë në Madrid, Ministri i Shëndetësisë: Kohë të vështira

Evropë

Forcat e armatosura zbarkojnë në Madrid, Ministri i Shëndetësisë: Kohë të vështira

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:58
Forcat e armatosura zbarkojnë në Madrid

Kërkesa për ndihmë ushtarake e bërë nga autoritetet në Madrid për qeverinë spanjolle ka marrë përgjigje. Ushtria dhe policia do të fillojnë të vendosen në kryeqytet të hënën.

Rajoni i Madridit kërkoi ndërhyrje urgjente të forcave të armatosura, si dhe të policisë dhe Gardës Civile për të luftuar ekspansionin e coronavirusit.

Atyre do t’u duhet të instalojnë tenda, të kryejnë teste, dezinfektime dhe kontroll të kufizimeve.

Këtë të enjte, ministri e Arsimit, Isabel Celaa  dhe Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa u takuan me autoritetet rajonale për të diskutuar nisjen e vitit shkollor, që deri më tani ka sjellë  karantinimin e 2.852 grupeve për shkak të virusit.

Ministri i Shëndetësisë siguroi se protokollet e miratuara po funksionojnë, por vëmendja nuk duhet ulur.

 “Është provuar se qendrat e arsimit nuk janë vende infektimi. Janë konstatuar raste, por kjo ka ardhur si pasojë e zonës ku ndodhet shkolla”,- tha Salvador Illa.

“Do të doja të vija në dukje se të gjitha qendrat arsimore janë hapur dhe në 95.5% të tyre nuk janë verifikuar incidente të lidhura me COVID-19. Synimi është t’i mbajmë këto qendra të hapura dhe të arrijmë maksimumin e nxënësve në klasa”,- u shpreh ministrja e arsimit Isabel Celaa.

Duke iu referuar situatës në Madrid, ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se “kohë të vështira po afrojnë”, ndaj duhet vepruar me vendosmëri.

Qeveria e Madridit planifikon të njoftojë të premten kufizime të reja në më shumë zona për të parandaluar përhapjen e COVID, edhe pse sërish refuzon bllokadën e plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat