Qëllohet për vdekje një oficer në një stacion policor të Anglisë

Evropë

Qëllohet për vdekje një oficer në një stacion policor të Anglisë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 10:28
Foto Ilustrim

Një oficer policie është qëlluar për vdekje në një stacion policor në qytetin e Croydon të Anglisë.

Sipas medieve të huaja, ai u qëllua nga një 23-vjeçar i cili u arrestua nga autoritetet dhe po mbahej në qendrën e paraburgimit në Windmill Lane.

Lajmin për vrasjen e oficerit britanik e konfirmoi edhe Policia Metropolitane përmes një deklarate në Twitter.

“Një nga oficerët tanë vdiq pasi u qëllua nga një burrë i cili ishte ndaluar në paraburgim në orët e para të mëngjesit”, thuhet në deklaratë.

“Oficerët janë në proces të informimit të anëtarëve të familjes së oficerit”, raportohet më tej.

Polici i cili po trajtohej në vendin e ngjarjes nga mjekët, vdiq më vonë në spital pas plagëve me armë zjarri. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat