E konfirmuar: Aeroplani i rrëzuar është MiG-21 i ushtrisë serbe

Evropë

E konfirmuar: Aeroplani i rrëzuar është MiG-21 i ushtrisë serbe

Nga: D.G. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:17

Një aeroplan MiG-21 i Ushtrisë Serbe u rrëzua në mëngjesin e 25 shtatorit në zonën e fshatit Brasina afër Mali Zvornik, në perëndim të Serbisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Sipas një deklarate të botuar në faqen e internetit të ministrisë, aksidenti ndodhi gjatë ekzekutimit të një detyre të rregullt fluturimi rreth orës 9 të mëngjesit.

"Ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore dhe autoritetet kompetente u dërguan në vendin e ngjarjes," thuhet në njoftim, transmeton REL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat