Dalin pamjet pas rrëzimitë aeroplanit serb, një pilot ka vdekur, tjetri po kërkohet

Evropë

Dalin pamjet pas rrëzimitë aeroplanit serb, një pilot ka vdekur, tjetri po kërkohet

Nga: D.G. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:59
Pamjet pas rrëzimitë aeroplanit serb MiG 21

Një aeroplan ushtarak serb MiG 21 është rrëzuar afër kufirit me BeH-në në vendin Brasina, ka konfirmuar sot ministria e mbrojtjes e Serbisë.

Sipas televizionit shteëror serb RTS, një pilot ka vdekur, ndërsa tjetrin po e kërkojnë.

Mediet bëjnë të ditur se aeroplani është shkatërruar plotësisht, ndërsa një helikopter policor po e vëzhgon terrenin nga ajri, për shkak të informacionit se gjoja në aeroplan ka qenë edhe një pilot.

Në afërsi të aeroplanit është lënduar edhe një civil, i cili jetonte në afërsi. Ai ka marrë plagë të lehta, djegje në shpinë dhe është dërguar në emergjencë.

Sipas dëshmisë së vendasve, u dëgjua një zhurmë e fortë, e ndjekur nga tym dhe zjarr, raportoi portali lokal Info Lo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat