Dy të plagosur në një sulm pranë ish-zyrës së Charlie Hebdo-së

Evropë

Dy të plagosur në një sulm pranë ish-zyrës së Charlie Hebdo-së

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:17
Paris, 25 shtator 2020.

Zyra e Prokurorit të Anti-terrorizmit në Francë tha se ka nisur hetime pasi dy persona u plagosën në një sulm me thikë, pranë ish-zyrës së revistës satirike, Charlie Hebdo, në Paris.

Kjo e fundit ka qenë skenë e një sulmi terrorist, në vitin 2015, ku kanë mbetur të vrarë 12 njerëz.

Zyra e prokurorit e përshkroi ngjarjen si "vrasje në tentativë", që "lidhet me një iniciativë terroriste".

Kryeministri i Francës, Jean Castex, tha më herët se katër persona janë sulmuar me thikë, por zyrtarët e policisë së Parisit konfirmuan më vonë se bëhet fjalë për dy.

Castex e ndërpreu një vizitë në rrethinë të Paristit, për të ndjekur zhvillimet.

Policia tha se një i dyshuar është arrestuar pranë Sheshit Bastille.

Një burim gjyqësor i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se personi i dytë u arrestua më vonë, por ky informacion nuk u konfirmua zyrtarisht.

Motivi i sulmit është i paqartë.

Po ashtu nuk dihet nëse ai është i lidhur me revistën Charlie Hebdo, e cila e ka zhvendosur zyrën diku tjetër, pasi është sulmuar nga militantët islamikë, pesë vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat