Ministri i Shëndetësisë paralajmëron Gjermaninë: Evitoni pushimet jashtë vendit

Evropë

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron Gjermaninë: Evitoni pushimet jashtë vendit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:59
Gjermani

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, këshillon qytetarët gjermanë që të mos udhëtojnë jashtë vendit për vjeshtën dhe dimrin, në dritën e rritjes së rasteve të koronavirusit në Gjermani.

“Ju gjithashtu mund të kaloni pushimet tuaja brenda të vendit”, theksoi Spahn duke folur për ZDF-në.

Ministri vuri në dukje se rritja e rasteve në Gjermani ka filluar pikërisht me kthimet nga pushimet nga jashtë vendit.

”Qeveria nuk rekomandon udhëtime të panevojshme në zonat me rreziqe të mëdha”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat