Rrëzohet një aeroplan ushtarak, raportohet për 20 të vdekur

Evropë

Rrëzohet një aeroplan ushtarak, raportohet për 20 të vdekur

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 20 njerëz kanë vdekur në një përplasje aeroplani ushtarak në Ukrainë, ka konfirmuar ministria e brendshme e vendit.

Sipas Euronews, dy persona të tjerë janë plagosur dhe dy të tjerë janë ende të pagjetur.

Siç bëhet e ditur, 24 personat në bordin e avionit ishin pilotë ushtarakë dhe kadetë të Universitetit të Forcave Ajrore Kozhedub.

 

Rrëzimi ndodhi rreth orës 20:50 me kohën lokale (19:50 CET) afër qytetit lindor të Chuhuyiv, rreth dy kilometra larg një aeroporti ushtarak.

Njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe ekipet e urgjencës, u dërguan në vend me zonën e rrethuar nga policia.

 

Flakët që kishin përfshirë aeroplanin u shuan përfundimisht pak para orës 10 të orës lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat