Vuçiq për Kosovën: Edhe për zgjidhje të rënda jemi gati –sepse nuk ka të lehta

Evropë

Vuçiq për Kosovën: Edhe për zgjidhje të rënda jemi gati –sepse nuk ka të lehta

Nga: F. B. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 11:36
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka publikuar sot në rrjetin social Istagram në profilin “Ardhmëria e Serbisë” një foto dhe e ka shoqëruar me tekstin se “Edhe për zgjidhje te rënda jemi të gatshëm –sepse nuk ka zgjidhje të lehta”, duke fol për Kosovën, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka marr pjesë një manifestimin në Pranjan tek Gornji Milanovac,  ku theksoj se sot vërtetojmë forcën e miqësisë me aleatët tanë amerikan, britanik dhe kanadaze nga lufta e dytë botërore.

Ai në rrjetin social publikoi foton nga fluturakja në rrugëtim për në Pranjan, ku u zhvillua 76 vjetori i operacionit Halijard, në të cilën në vitin 1944 u shpëtuan dhe u nxorën nga rrethimi 500 anëtarë të ekuipazheve të aeroplanëve të rrëzuar mbi Serbi.

Porosia e tij në publikimin në Istagram ishte lidhur me Kosovën ku nënvizoi se “Jemi të gatshëm edhe për zgjidhjet e rënda- sepse nuk ka të lehta” .

Në këtë vend në fushën e Galoviç në Pranjan në nderim të misionit Halijard do të hapet aerodromi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat