Shtatë të arrestuar për sulmin e djeshëm në Paris: Qartë një akt terrorizmi islamik tha ministri francez

Evropë

Shtatë të arrestuar për sulmin e djeshëm në Paris: Qartë një akt terrorizmi islamik tha ministri francez

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin jashtë ish zyrave të revistës satirike franceze Charlie Hebdo në Paris dje njoftojnë autoritetet franceze.

Një burrë i armatosur me një thikë kasapi ka plagosur dy njerëz të premten. I dyshuari kryesor, i identifikuar si një 18 vjeçar me prejardhje pakistaneze, u arrestua afër vendit të sulmit. Policia franceze ka njoftuar se edhe gjashtë persona të tjerë janë arrestuar dhe po hetohen.

Sulmi po trajtohet si incident terrorist.

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmain, tha se sulmi ishte “qartë një akt i terrorizmit islamik”. Ai tha se policia ka nënvlerësuar nivelin e kërcënimit në atë zonë.

Sulmi ndodhi derisa gjykimi i profilit të lartë kishte nisur kundër 14 të akuzuarve për ndihmën që ju kishin dhënë dy xhihadistëve për të kryer sulmin ndaj Charlie Hebdo në vitin 2015, ku u vranë 12 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat