Johnson premton 500 milion sterlina për vaksinën kundër koronavirusit

Evropë

Johnson premton 500 milion sterlina për vaksinën kundër koronavirusit

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 22:26
Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson ditën e sotme ka bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të bashkëpunojë më ngushtë për të luftuar koronavirusin. Ai gjithashtu ka premtuar një shtesë prej 500 milion sterlinash për fondin global të vaksinave COVAX.

 “Pas nëntë muaj luftë me COVID-19, vetë nocioni i bashkësisë ndërkombëtare duket i shkatërruar”, tha ai, para një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

Ne e dimë që nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë.

Nëse nuk bashkohemi dhe nuk e kthejmë zjarrin kundër armikut tonë të përbashkët, ne e dimë se do të humbasin të gjithë”- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat