Coronavirus në Itali, përmirësohen shifrat në 24 orët e fundit

Evropë

Coronavirus në Itali, përmirësohen shifrat në 24 orët e fundit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 07:25
Ilustrim

Ka pësuar një rënie të lehtë kurba epidemike në Itali.

Sot janë regjistruar 1.869 raste të reja, kundër 1.912 të ditës së djeshme, por me më pak tamponë (104.387, rreth 3 mijë më pak se dje).

Totali i personave të prekur nga Covid në Itali ka shkuar në 308.104.

Në rënie edhe vdekjet, 17 (dje 20 , të enjten 23), për një total prej 35.818 viktimash.

Kanë qenë 977 të shëruarit në 24 orët e fundit (954 dje), dhe në total janë 223.693.

Këto janë shifrat e publikuara nga ministria italiane e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat