Lokalet të mbyllen në 22:00! Britanikët nuk duan t’ia dinë, sërish fundjavë e “shthurur” me alkool

Evropë

Lokalet të mbyllen në 22:00! Britanikët nuk duan t’ia dinë, sërish fundjavë e “shthurur” me alkool

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 10:46
Lokalet të mbyllen në 22:00! Britanikët nuk duan t’ia dinë, sërish fundjavë e “shthurur” me alkool

Edhe pse baret dhe restorantet janë të detyruara që të mbyllen në 22:00, pasi është pjesë e masave të reja nga qeveria e Britanisë së Madhe, duket se të rinjtë as që duan t’ia dinë.

Ata janë fotografuar teksa festojnë e shthuren si gjithmonë në fundjavë. Duket se të rinjtë britanikë as që duan t’ia dinë për pandeminë e koronavirusit dhe se për ta fundjava nuk kalohet pa alkool.

Teksa më shumë se një e katërta e Mbretërisë së Bashkuar është nën kufizime më të rrepta, nga fotografitë e publikuar anë mediat britanike shihet se si të rinjtë “shfrenohen” dhe nuk i lënë në asnjë moment festat.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, ryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi popullin e tij se nuk duhet të presin kthimin në një normalitet social për së paku gjashtë muaj. Madje kreu i qeverisë britanike vendosi edhe masa të reja kufizuese, duke shpresuar për parandalimin e hovit të përhapjes së Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat