Itali/ 17 viktima dhe 1766 të infektuar nga Covid-19 në 24 orë

Evropë

Itali/ 17 viktima dhe 1766 të infektuar nga Covid-19 në 24 orë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 17:48
Itali

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi. Edhe gjatë ditës së djeshme ishin 17 viktima.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.835

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1766 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1.869) për një total prej 309.870 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 724 të shëruar, për një total prej 224.417 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 5 viktima dhe 216 raste të reja pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat