Abazoviqi synon një pozitë të fuqishme në Mal të Zi, ka edhe konkurrentë...

Evropë

Abazoviqi synon një pozitë të fuqishme në Mal të Zi, ka edhe konkurrentë...

Nga: D.G. Më: 28 shtator 2020 Në ora: 11:21
Konkurrentë për një pozitë të "fuqishme": Abazoviq, Medojeviq

Bëhet fjalë për funksionin e zëvendëskryeministrit, koordinatorit të të gjitha shërbimeve të sigurisë, CdM raporton gjetjet e "Dnevni novini" nga burime pranë shumicës qeverisëse.

Udhëheqësi i lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq dhe kryetari i Lëvizjes për ndryshim Nebojsha Medojeviq janë kandidatë të mundshëm koalicionit qeverisës treanëtarësh për një funksion "të fuqishëm", shkruan portali malazez CdM.

Ndërsa Abazoviqin haptas "e shtyjnë" ambasadat e vendeve të Evropës Perëndimore në Podgoricë, Nebojsha Medojeviq, i cili nuk e fsheh dëshirën e tij për të kryer këtë detyrë në lidhje me sigurinë, ka mbështetjen e Frontit Demokratik për këtë funksion.

Me shumë gjasë, është fjala për njër organizim të ti të Qeverisë së Malit të Zi, e cila në mënyrë të pashmangshme të kujton organizimin e Qeverisë së Serbisë nga viti 2012, kur Ivica Daçiq ishte kryeministër, theksohet më tej në tekst.

Atë kohë, funksioni i zëvendëskryeministrit të parë të qeverisë së Serbisë dhe koordinatorit të të gjitha shërbimeve të sigurisë i përkiste Aleksandar Vuçiqit. Përveç kësaj, Vuçiqi shërbeu si ministër i mbrojtjes dhe ishte përgjegjës për sigurinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Kreu i koalicionit "E bardh nw tw zezw", Dritan Abazoviq, më parë ka thënë se priet që të mos kishte "njerëz joseriozë" në sektorët në lidhje me sigurinë kombëtare.

Kur u pyet se kush janë njerëzit mendjelehtë, Abazoviq tha se dihet kur i referohet, duke aluduar për zyrtarët e Frontit Demokratik (proserb).

Ai më parë kishte kërkuar në mënyrë të qartë që drejtuesit e Frontit të mos jenë ministra në qeverinë e re. Nga ana tjetër, Medojeviq tha se vetëm kriminelët dhe kontrabandistët nuk e mbështesin pjesëmarrjen e tij në qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat