Kroçiera me 1000 pasagjerë kthehet prapë në Kretë, i dolën 12 të infektuar me koronavirus

Evropë

Kroçiera me 1000 pasagjerë kthehet prapë në Kretë, i dolën 12 të infektuar me koronavirus

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:40
Kretë

Një anije udhëtimi me flamurin e Maltës e cila u nis nga porti i Kretës Iraklio të dielën vonë dhe arriti në ishullin milos të Egjeut të hënën pritet të kthehet përsëri në Kretë, pasi 12 anëtarët e ekuipazhit dolën të infektuar me koronavirus.

Dymbëdhjetë anëtarë të kroçierës Mein Schiff 6, e cila po transporton gati 1000 pasagjerë, u zbulua se ishin infektuar me koronavirus pasi 150 testeve që u bënë, sipas Ministrisë Greke të Transportit.

Anëtarët e ekuipazhit janë izoluar.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias është informuar për situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat