Vazhdojnë përmbytjet në Itali, vdes një 61-vjeçar

Evropë

Vazhdojnë përmbytjet në Itali, vdes një 61-vjeçar

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:43
Itali

Rrufetë dhe shiu i rrëmbyeshëm që ka goditur Italianë, po vazhdon edhe sot, ku si pasojë zjarrfikësit kanë organizuar rreth 1 mijë ndërhyrje brenda 24 orëve të fundit.

Mediat italiane raportojnë se zonat më të prekura janë Campania dhe Toskana.

Disa ferma janë pushtuar nga balta në provincën e Salermos, ndërsa përmbytje dhe pemë të shembura u shkaktuan në Romë, shkruan Ansa.

Javën e kaluar një vrapues 61-vjeçar humbi jetën derisa thuhet se u përfshi nga përmbytjet e mëdha në provincën veriore të Varese. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat