Ministri turk përsërit përkrahjen për Azerbajxhanin: Me azerët jemi një komb, dy shtete

Evropë

Ministri turk përsërit përkrahjen për Azerbajxhanin: Me azerët jemi një komb, dy shtete

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:21
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, përsëri se Azerbajxhani e ka përkrahjen e plotë të vendit të tij në konfliktin me Armeninë për rajonin e Nagarno-Karabakut, duke thënë se raportet e turqve me azerët janë të ndërtuara mbi parimin “një komb, dy shtete”.

Zyrtari i lartë i qeverisë turke e akuzoi Armeninë se ka dërguar mecenarë dhe terroristë të huaj për të luftuar kundër Azerbajxhanit, duke i bërë thirrje këtij shteti që t’i ndërpresë menjëherë sulmet dhe t’i tërheqë mercenarët, shkruan Anadolu.

Ai tha se turqit qëndrojnë pranë vëllezërve azerë në mbrojtjen e atdheut të tyre, duke shtuar që Armenia duhet të tërhiqet nga territoret që i ka pushtuar në mënyrë që të arrihen paqja dhe stabiliteti në rajon.

Përleshja e armatosur mes dy ish-republikave sovjetike shpërtheu të dielën në mëngjes dhe vazhduan edhe të hënën, duke shkaktuar dhjetëra viktima, përfshirë disa civilë.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë e ka akuzuar Turqinë për përkrahje të drejtpërdrejtë ushtarake për Azerbajxhanin në konfliktin mes dy ish-republikave sovjetike rreth rajonit të kontestuar të Nagorno-Karabakut.

Sipas kësaj ministrie, Turqia ka prani të drejtpërdrejtë në terrenin e konfliktit, duke shtuar se ekspertët turq janë duke luftuar krah për krah me Azerbajxhanin, forcat e të cilit po përdorin armatim turk, përfshirë aeroplanët ushtarakë dhe dronët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat