Presidentit të qeverisë katalunase i ndalohet të kryej funksionet publike

Evropë

Presidentit të qeverisë katalunase i ndalohet të kryej funksionet publike

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:24
Quim Torra

Gjykata e Lartë e Spanjës ia ka ndaluar kryeministrit katalunas, Quim Torra të mbajë funksione publike për një vit e gjysmë shkaku i shkeljes së neutralitetit parazgjedhor.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, Torra refuzoi të hiqte një parulle nga zyret e qeverisë, ku mbështeste personat që ishin burgosur shkaku i pavarësisë së Katalunisë.

Katalunia, një provincë autonome me 7.5 milionë banorë në verilindje të Spanjës, pritet të caktojë një kryeministër të përkohshëm në ditët në vijim, raporton newyorktimes.

“Gjykata e Lartë la në fuqi një dënim të mëparshëm me një vit e gjashtë muaj ndalim të mbajtjes së detyrës dhe një gjobë prej 30 mijë euro për mosbindje. Ai në mënyrë të përsëritur dhe të qartë refuzoi t’i bindej një urdhri nga Autoriteti Qendror Zgjedhor që e urdhëronte atë të hiqte simbole të caktuara nga ndërtesat publike të drejtuara nga qeveria katalanase”, tha gjykata.

Duke vepruar kështu, Gjykata e Lartë mbështeti një vendim të mëparshëm të sajën, e cila në dhjetor ndaloi 57-vjeçarin të shërbente si kryeministër. Vendimi nuk hyri në fuqi në atë kohë sepse Torra apeloi vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat